Zbardhen 4 shkeljet e drejtorit të shkarkuar të Burgut të Korçës

Shares

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkarkoi nga detyra Drejtorin e IEVP Korçë, Laert Çeliku, me motivacionin e menaxhimit jo të duhur të punës në institucionin që ai drejtonte.
Burime zyrtare të ministrisë së Drejtësisë, bëjnë të ditur se shkeljet u evidentuan pas raportit të inspektimit që u zhvillua në datat 15 – 16 tetor 2015.
Të njëjta burime saktësojnë se në të paktën 4 raste u evidentuan shkelje nga ana e djretorit të burgut të Korçës.
Në bazë të këtij raporti, që evidentoi shkeljet, mësohet se ministri i Drejtësisë ka urdhëruar forcimin e masave të sigurisë dhe rritjen e kontrolleve monitoruese në burgje, me qëllim rritjen e transparencës së punës.
Gjithashtu, Manjani ka kërkuar rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe dhënie zgjidhje të problemeve të evidentuara në të gjitha drejtoritë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.


Shkeljet e drejtori të IEVP Korçë, Laert Çeliku


laet celiku– Abuzivitet me listat e të dënuarve të punësuar sipas organikës së miratuar, ku u gjetën emra fiktivë;
(Sipas rregullores së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ligjit nr. 8328 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, nga punësimi në institucion të burgosurit përfitojnë ulje dënimi dhe vlerësime pozitive të sjelljes.)
– Mangësi në elementet e sigurisë, ku vërehej se kontrollet e kryera në institucion nuk dokumentoheshin dhe nuk zhvilloheshin në të gjithë sektorët gjatë natës. Në blloqet e punës nuk pasqyrohej aktiviteti i specialistëve të sektorit të policisë. Të paraburgosurit qëndronin në observim për një kohë më të gjatë sesa ajo e parashikuar nga rregullorja. Komisioni i masave disiplinore të IEVP përbëhej nga 4 anëtarë, ndërkohë që rregullorja parashikon 5 anëtarë dhe të dënuarit nuk njiheshin me vendimin e komisionit për marrjen e masës disiplinore etj;
– Procesin e dhënies së lejeve shpërblyese e të veçanta, ku evidentoheshin parregullsi të ndryshme;
– Mangësi në shërbimet e tjera mbështetëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...