“Edi Rama një jetë nuk hapi dot në ekspozitë, sot shfrytëzon psotin për ekspozimin e shkarravinave të tij”.
Deklarata u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i kërkoi sot nga podiumi Kuvendit, drejtueses së seancës Plenare, se ku është kryeministri Edi Rama.
“Qarkullojnë fjalë se me paratë e shqiptarëve ka shkuar për të hapur ekspozitë me shkarravina të tij. Edi Rama një jetë nuk hapi dot në ekspozitë, sot shfrytëzon postin për ekspozimin e shkarravinave të tij. Seanca është e një rëndësie kapitale ku bandat bëjnë ligjin. Duam sqarime. Ku është kryeministri?”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë, më herët edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, kërkoi që kryeministri duhet të japë shpjegime për deklaratat e ambasadorit Donald Lu.
“Kryeministri Edi Rama duhet të jetë në seancë sot, për të dhënë shpjegime për deklaratat e Ambasadorit amerikan Donald Lu. Nuk e di çdo bëjë Rama, a do ta hedhë edhe ambasadorin në gjyq për të njëjtat akuza. Ministrin që kemi sot e akuzon jo vetëm opozita, jo vetëm mediat, por tashmë dhe ndërkombëtarët për lidhjet direkte me krimin. Është ministri që në historinë e pluralizmit shqiptar ka skandalet më të mëdha në histori. Sot ministrin e Brendshëm e akuzojnë dhe ndërkombëtarët për lidhje me krimin. Frroku dhe Shullazi u lanë të lirë nga policia. Dua të korrigjoj deklaratën e ambasadorit amerikan se ka njerëz të dënuar për këto të dy. Është dënuar kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie se denoncuan faktin se kriminelë të tillë lihen të lirë nga policia se janë miq të Ministrit të Brendshëm që mbahet në atë post nga kryeministri”, u shpreh Paloka.
Debatet në Kuvend
Edi Paloka: Kryeministri Edi Rama duhet të jetë në seancë sot, për të dhënë shpjegime për deklaratat e Ambasadorit amerikan Donald Lu. Nuk e di çdo bëjë Rama, a do ta hedhë edhe ambasadorin në gjyq për të njëjtat akuza. Ministrin që kemi sot e akuzon jo vetëm opozita, jo vetëm mediat, por tashmë dhe ndërkombëtarët për lidhjet direkte me krimin. Është ministri që në historinë e pluralizmit shqiptar ka skandalet më të mëdha në histori. Sot ministrin e Brendshëm e akuzojnë dhe ndërkombëtarët për lidhje me krimin. Frroku dhe Shullazi u lanë të lirë nga policia. Dua të korrigjoj deklaratën e ambasadorit amerikan se ka njerëz të dënuar për këto të dy. Është dënuar kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie se denoncuan faktin se kriminelë të tillë lihen të lirë nga policia se janë miq të Ministrit të Brendshëm që mbahet në atë post nga kryeministri
Sali Berisha: Qarkullojnë fjalë se me paratë e shqiptarëve ka shkuar për të hapur ekspozitë me shkarravina të tij. Edi Rama një jetë nuk hapi dot në ekspozitë, sot shfrytëzon postin për ekspozimin e shkarravinave të tij. Seanca është e një rëndësie kapitale ku bandat bëjnë ligjin. Duam sqarime. Ku është kryeministri?
Valentina Leskaj: Kryeministri në këtë moment është në një takim me homologun turk.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












