Deputeti i PS-së Pandeli Majko, reagoi sot pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha duke i kërkuar se përse në çdo akuzë që bën ndaj politikës nuk i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas Majkos, Berisha duhet të mbajë përgjegjësi kur flet për politikë të kapur nga krimi, pasi shumica e prokurorëve janë propozuar nga PD.
Më tej Pandeli Majko propozoi që Reforma në Drejtësi të bëhet dhe të përfshijë në ndëshkim të majtë e të djathtë, dhe jo të ketë diferencime, ndërsa nuk ka kursyer edhe “goditjet” ndaj minsitrave.
“Hajde të bëjmë reformën në drejtësi, jo me the të thashë, jo shkoi në qendrën e fshatit jo mori drogën e mish – mash, dhe kur ta bëni, jo të vini vizën, jo këta këtej, e jo ata andej. Jo. Jo unë nuk po them se janë engjëj këta, (tregon me gisht nga pas podiumin e qeverisë) apo jeni ju më engjëj se këta.
Turp, treçereku jonë i ngjan Byrosë Politike të viteve ‘80 dhe ulërijnë këtu për kriminelë e histori të tjera”, u shpreh Majko.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












