Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ngushëlluar të përmbyturit e Bregit të Lumit duke iu kërkuar atyre të largohen nga ndërtimet që kanë bërë atje.
“63 vetë janë të sigurt tani, por ju lutemi mos ndërtoni tek Bregu Lumit, nga vetë emri është vendbanim lumi, jo robi”, tha Veliaj.
Bashkia e Tiranës evakui 14 familje me 63 persona nga kjo zonë të cilët u strehuan pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë, derisa situata të përmirësohet dhe rreshjet e shiut të pakësohen.
Deputeti i PD, Asllan Dogjanim i cili ishte pranë banorëve apeloi qeverinë për ndihmë pasi vetëm bashkia e Kamzës e ka të pamundur të bëjë gjithcka vetë.
“Kërkohet ndihme nga qeveria me mjete e forca. Bashkia nuk i ka kapacitetet ta përballoj këtë situatë. Mosndërhyrja në kohë rrezikon dëme të mëdha.Uji ka hyrë në shumë banesa në lagjet e Kamzës dhe Paskuqani” ka thënë Dogjani.
Në Paskuqan, Valias dhe Bregu i Lumit ka prezencë uji në disa banesa. Forcat e Armatosura po punojnë me 3 motorpompa për largimin e ujërave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












