Pas Shkodrës, Belind Këllici ka fituar edhe në Berat duke vendosur diferencë ne vota me 2 kandidattë e tjerë që po vijojnë garën.
Belind Këlliçi mori 195 vota, Ervin Salianji mori 152 vota ndërsa Oriela Nebijaj mori vetëm 3 vota.
Deri tani është votuar në 8 konventa ndërsa pritet që votimi të kryhet edhe në 12 konventa të tjera.
Belind Këllici ka falenderuar të gjithë për besimin që i dhanë duke theksuar ndërkaq se kishte problem në listën e votuesve.
“Faleminderit jo vetem 195 te rinjve qe votuan platformen time por cdo te riu qe me prezencen e tij na mbushi me emocion dhe pergjegjesi. Faleminderit gjithashtu rreth 65 te rinjve te cilet kishin ardhur per te votuar sot, por qe per shkak te nje gabimi teknik ne administrimin e listes, nuk munden te gjenin emrin ne listen e votimit”, shkruan ai.
Përgjatë garës ka pasur edhe vërejtje të tjera nga garuesit. Zëdhënsja e PD-së që është në garë po ashtu shprehur pakënaqësinë e saj për zgjedhjet në Shkodër, nëpërmjet një statusi që bëri mbrëmë në Facebook por që e hoqi pak më vonë.
Enri Ceno, një tjetër garues tjetër deklaroi tri ditë më parë kur u tërhoq nga gara se “Vendosa të tërhiqem pasi konstatova në mënyrë të përsëritur se në shumë aspekte ne nuk jemi më të mirë sesa fenomenet që duam të luftojmë. Vendosa të tërhiqem duke i qëndruar bindjes time që një betejë e ndershme mes miqsh dhe kolegësh duhet bërë ballë për ballë”.
Gara për FRPD është ndër më të fortat që është zhvilluar ndonjëherë në PD. Votimet që herë favorizojnë një kandidat e herë një tjetër tregon se influenca e zyrtarëve të lartë të PD-së në zgjedhje e është e vogël.
Brenda PD është hera e tretë që zhvillohen konventa për zgjedhjet e drejteusve apo përfaqësuesve të saj. Në vitin 2013 pati garë të hapur për kryetarin e PD-së mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit ndërsa në vitin 2000 konventa e dmeokratëve të Tiranës vendosi për kandidatin për bashkinë e Tiranës mes Besnik Mustafajt dhe Bamir Topit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












