Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike për mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima.
Partia Demokratike ka kërkuar ndërprerjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, pasi sipas saj janë të paktën 150 raste që Kokëdhima ka përfituar me fonde publike.
Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD ka deklaruar se parlamenti ka fshehur provat për Koço Kokëdhimën. Ai tha se një rast i ngjashëm është edhe ai i Ilir Beqajt.
Në gjykatë deputeti Koço Kokëdhima mbrohet nga avokati Artan Hajdari. Një seancë më parë, Koço Kokëdhima, nëpërmjet avokati kërkoi të ishte vetë në seancë, por sot, sërish ai nuk ishte i pranishëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












