Opozita ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, për lidhje me trafikun e drogës, nga ana e tij
Akuzat janë ripërsëritur sot gjatë debateve mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputetëve të opozitës në Komisionin e Ligjeve ku ministri Tahiri ndodhej për të raportuar për marrëveshjen me Kroacinë.
Jo vetëm kaq, por deputeti i PD-së, Arben Ristani, ka vënë gishtin mbi Tahirin, sipas të cilit, kur ambasadori amerikan thoshte që ministra të korruptuar i tremben drejtësisë e kishte për Tahirin.
“Tonelata droge kalojnë kufirin dhe kjo bëhet me ndihmën e policisë. Frroku e Shullazi janë lënë të lirë falë këtij. Ky ministër duhet të largohet. Kur ambasadori amerikan thoshte që ministra të korruptuar i tremben drejtësisë e kishte për këtë (Saimir Tahirin)”.
Nga ana e tij, ministri Tahiri tha se akuzohet pa fakte. Madje ai tha se ishte gati për interpelancë por opozita duhej të ndalonte akuzat ndaj policisë.
Debatet në Komisionin e Ligjeve
Arben Ristani: Droga me tonelata në Shqipëri lëviz me bashkëpunim të policinë. Policia dhe ministri kanë bashkëpunim me krimin në vend. Tahiri ka mbuluar vendin me drogë, lihen kriminelët të lëvizin lirisht.
Saimir Tahiri: Unë besoj që duhet të ushtrojë detyrën përball qytetarëve me besimin që më është dhënë nga Kryeministri dhe nga Kuvendi për ta çuar në një tjetër nivel punën që bën Policia e Shtetit dhe Ministria e Punëve të Brendshme në luftën kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit. Të ndalojmë llumin e shpifjeve dhe sharjeve. Në qoftë se dikush ka gjë për të cilën kërkon sqarim prej meje më thërrisni në interpelancë, më thërrisni në seancë pyetjesh jam i hapur për të dhënë llogari përpara Parlamentit dhe Komisioneve Parlamentare sa herë të doni, e jo vetëm kaq, por në gjykatë e prokurori, ku të jetë e mundur.
Oerd Bylykbashi: Ministri i Brendshëm nuk mund të vijë në Komision dhe të na tregojë ne gishtin. Ne nuk hedhim baltë mbi policinë, siç na akuzon mazhoranca, por ngremë gishtin ndaj kupolës së lidhur me krimin. Ministri nuk mund të vijë në Komisionin e Ligjeve dhe të flasë broçkulla.
Bashkim Fino: Zoti kryetar, a mund ta bëjmë mbledhjen sot sipas rregullores?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












