Pensionisti vrasës që ekzekutoi në rrethana të dyshimta djaloshin nga Puka do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për këshillin e komunës.
Francesco Sicignano, pensionisti i Vaprio d’Adda që vrau shqiptarin Gjergji Gjoni është përfshirë në listat e Forza Italia, e Berkuskonit për zgjedhjet e ardhshme administrative.
”Nuk duam të jemi një parti e far west, por ne duam siguri për gjithë qytetarët tanë, edhe në shtëpitë e tyre, të ndërtuara më shumë vite sakrificë. Siguria dhe liria për të jetuar në shtëpitë e tyre pa u rrezikuar nga dhuna dhe të qenit të dhunuar. Francesco Sicignano i prezanton pikërisht këto vlera” ka thënë koordinatori i Forza Italia, Fabio Altitonante.
Ndërsa vrasësi i cili ende është në hetim tregoi se pse pranoi propozimin e Forza Italia.
“E vlerësoj shumë Silvio Berlusconin, që pas gjithë atyre që ka kaluar vendosi të rrijë në politikë sepse e ka për zemër të mirën e vendit. Besoj se Italia duhet të drejtohet si një ndërmarrje. Gjithë jetën kam votuar Msi, po në fund zgjodha Forza Italia. Punojnë dhe duhet të mbrojmë pronat tona, kjo nuk do të thotë që të gjithë të kenë armë, por ata që dinë t’i përdorin. Në Itali nuk ka siguri, duhet të bëhet diçka menjëherë, i bën apel ministrit Alfano dhe i them të forcojë kontrollet, pasi këtu të gjithë hyjnë pa kontroll” –tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












