Vrasësi i dy turistëve cekë është kapur pak orë pas krimit nga dy inspektorë policie por ia ka dalë t’u ikë atyre dhe është arrestuar dy ditë më pas.
Këtë moment të patreguar në historinë e rrethimit të Mjacaj në periferi të Shkodrës e ka zbukuar sot shqiptarja.com, në versionin e vet Sokol majcaj ashtu sic e ka thënë përgjatë hetimit.
Mjacaj: Si mashtrova policët
Në dokumentat e administruara në dosjen e prokurorisë së Shkodrës, ndodhet dhe dëshmia e të arrestuarit Sokol Mjacaj, i cili u dënua me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë. Në dëshminë e dhënë para prokurorëve, Mjacaj ka rrëfyer se: ”…një ditë para ndalimit të tij, rreth orës 10:00 kam hasur në dy policë civilë, të cilët pasi më kanë ndaluar më kanë kërkuar mjet indentifikimi, pasi nuk e dinin se kush isha. Këtyre dy punonjësve u jam prezantuar si shtetasi Nikolin Kola dhe i kam mashtruar duke i thënë se kartën e identitetit e kisha në shtëpi. Ata kanë rënë dakort të më shoqëronin afër shtëpisë në mënyrë që unë t’i tregoja dokumentin e indentifikimit. Në momentin që jam afruar afër një shtëpie, ku i drejtova për t’i mashtruar, jam veçuar prej dy policëve civile dhe jam larguar me vrap, duke shpëtuar nga arrestimi. Jam ndjekur nga dy policët, të cilët kanë kërkuar përforcime dhe më tej jam dorëzuar një ditë më pas teksa qëndroja në një banesë…”.
Zbulimi me telefonin
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burg të përjetshëm Sokol Mjacajn duke e shpallur fajtor për vrasje me paramendim. Në fund të muajit tetor, gjykata refuzoi kërkesën e të riut për gjykim të shkurtuar. Ndërsa gjatë seancës ë fundit, Mjacaj me lot në sy kërkoi mëshirë nga gjykata duke deklaruar se qëllimi i tij nuk ishte t’i vriste turistët çekë por vetëm t’i grabiste. Vrasësi i dyfishtë i turistëve nga Çekia në Dukagjin të Shkodrës, Sokol Mjacaj ka treguar në prokurori se pas kryerjes së krimit të rëndë, ai ishte larguar në fshat. Ishte ulur në një kafene të fshatit dhe më pas ka porositur kafe.
Teksa qëndronte ai i është ofruar një shtetasi me profesion kamarier me inicialet A.D, duke i pohuar se kishte një aparat telefonik për të shitur. Pasi ka parë telefonin A.D, ka konstatuar se ka qenë i thyer dhe i fikur. Sokol Mjacaj i ka pohuar se e shiste për 5000 lekë, por A.D, ka këmbëngulur se telefoni ishte i thyer dhe nuk kushtonte shumë, pasi duhet dhe ta rregullonte. A.D i ka dhënë 500 lekë. Mjacaj ka marrë lekët dhe është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që A.D ka ndezur telefonin dhe ka vërejtur se në të ishin fotot e dy turistëve çekë të vrarë Anna Kosinova dhe Michael Svatos.
Fotografitë
Ndërkohë që shtetasi A.D ka ndezur telefonin dhe ka vërejtur se në të ishin fotot e dy turistëve çekë të vrarë Anna Kosinova dhe Michael Svatos. Menjëherë ai ka vënë në dijeni policinë e Shkodrës.
Iku me vrap
Në momentin që jam afruar afër një shtëpie, ku i drejtova për ti mashtruar, jam veçuar prej dy policëve civile dhe jam larguar me vrap, duke shpëtuar nga arrestimi dhe ndjekja e policisë. Shqiptarja.com
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












