Zbardhen dhe dokumentohen katër vjedhjet me armë dhe maska të ndodhura në Qarkun e Elbasanit, përgjatë muajve të fundit.
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan si dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Trojas”
Si rezultat i një hetimi një mujor, intensive dhe të mirëorganizuar, u bë e mundur, zbardhja, dokumentimin ligjor dhe arrestimi i autorit kryesor si dhe i njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, për vjedhjet e ndodhura në Elbasan, konkretisht shtetasit:
Ligjërim Qosja, vjeç 28, banues në fshatin Shalës Cerrik, i dënuar më parë në shtetin grek për veprën penale të “Vrasjes”.
Analdo Balashi, vjeç 18, banues në fshatin Shalës Cerrik.
Ndërkohë po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit E.G vjeç 19, banues në Cerrik.
Nga hetimi i deritanishëm nga strukturat e hetimit të krimit, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer ngjarjet si më poshtë:
1- Vjedhje me armë e karburantit në Cerrik, në pronësi të shtetasit A.E , ngjarje e ndodhur më datë 08.10.2015.
2- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Trojas – Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2015.
3- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Valas-Cerrik, në pronësi të shtetasit S.M ngjarje e ndodhur me datë 15.11.2015.
4- Vjedhje me dhunë , e Karburantit “Kastrati” nga dy persona të maskuar në rrugën automobilistike të fshatit Papër-Elbasan, në pronësi të shtetasit A. D, ndodhur më datë 25.11.2015.
Specialistët për krimet e Rënda në D.P.Elbasan ushtruan një kontroll në banesën e shtetasit Ligjërim Qosja, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Një pushkë model -56 me Nr 45690, me 6 copë fishekë,
Një thikë,
Dy maska.
Dy Aparate celular tip “NOKIA”
Një Aparat celular tip “LG”
Rrobat e përdorura në ngjarjet e ndodhura.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim” “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












