Gjirokastra përkujton 25 vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit, Mustafaj rikthehet ne takimet e PD

Shares

Kanë nisur takimet e dhjetorit ’90 në qytete të ndryshme të vendit. Në Gjirokastër një numë ri madh qytetarësh përkujtuan ato ditë dhjetori ku mijëra qytetarë iu bashkuan lëvizjes demokratike të studentëve në Tiranë.

Në takim me qytetarët ishin edhe disa nga drejtuesit kryesore të Lëvizjes së Dhjetorit dhe pjesëmarrës aktivë të saj si Besnik Mustafaj, Bislim Ahmetaj, Gent Cocoli, Mimoza Hajdarmataj dhe djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari.

Kryetari i PD-së, Roland Bejko tha se tashmë opozita shqiptare është më e nevojshme se kurrë më parë nën qeverisjen më të keqe që ka pasur Shqipëria.

Në emër të PD-së përshëndeti Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...