Rusia ka tensionuar situatën në Ballkan duke i kërkuar Malit të Zi të refuzojë ftesën për t’u anëtarësuar në NATO.
Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA citon shefin e Komitetit për Mbrojtje dhe Siguri në Këshillin e Federatës Ruse, i cilit thotë se nëse Podgorica do të pranojë ftesën e NATO-s, Kremlini do të ndërpresë përpara kohe të gjitha bashkëpunimet që ka me Malin e Zi.
RIA bën të ditur se pjesë e bashkëpunimit mes dy vendeve janë edhe fusha ushtarake.
Ndërsa sekretari i shtypit të Presidentit, Vladimir Putin tha se kreu i shtetit ende nuk e ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me ftesën që NATO i ka bërë Malit të Zi.
Mali i Zi mori sot ftesë zyrtare nga NATO, cfarë do të thotë se pas një viti ajo do të bëhet anëtare me të drejta të plota në aleancën ushtarako-politike të Perëndimit.
Marrja e ftesës është përshëndetur sot nga zyrtarët e politikës në Shqipëri dhe Kosovë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












