“Qeveria e PD” ul vlerën e TVSH në 15 %

Shares

Lulzim Basha ka prezantuar sot paketën fiskale të propozuar nga opozita kur të vijë në pushtet duke propozuar ulje të vlerës së TVSH deri në 25% të vlerës aktuale.

“Së bashku me grupin e punës, me përfshirje të ekspertëve të mirë kemi përgatitur një platformë fiskale për të nxjerrë vendin nga kriza. S’jemi këtu për të bërë oponencën e këtij projektbuxheti. Kjo paketë është një zgjatim i lëngatës, e shkaktuar nga kjo mendësi e prapambetur për ekonominë shqiptare. Nga kjo sallë kemi paralajmëruar qeverinë së bashku me ju, por s’ja kemi dal ta ndalim në kursin e saj shkatërrimtar. Në bisedat me ju, me biznesin në tërësi, e them se shumica dërrmuese e qeverisë së Edi Ramës, kanë çuar në përfundime aspak optimiste. Nuk është rasti të ndalem gjatë në një situatë që e njeh mirë çdo përfaqësues, çdo pronar dhe konsumator, të gjendjes së vendit. Do e kemi shumë të vështirë në politikë, në komunitet. Vlerësimet flasin vetë, si një vend me kufizime fiskale.”, tha Basha.

Ai shtoi më tej se: Në ‘Doing biznes’ jemi në rënie të lirë, pasi të gjithë aspektet e qeverisjes janë në përkeqësim. Vetë dokumentet zyrtare të qeverisë paralajmëruan atë që thamë ne, se kjo qeveri e taksave të larta nuk ecën dhe s’jep rezultat pozitiv, duke çuar në rënie dramatike të të ardhurave. Kjo si rezultat i kontrabandës së shtuar, e taksave. I pamë statistikat e janar-tetorit, tani zyrtarizohen dhe ato të nëntorit.”, pohoi Basha.

Kreu i opozitës tha se Partia Demokratike do të propozojë uljen me 25% të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Sipas Bashës, “ky është vendimi për t’i dhënë Shqipërisë nivelin më konkurrues në Ballkan të TVSH-së prej 15 %, një ulje prej 25% e tatimit mbi vlerën e shtuar, si një instrument i fuqishëm ndërhyrje që do të rrezatojë besim dhe shpresë tek te gjithë zinxhirët dhe komponentët e ekonomisë shqiptare, duke nisur me konsumin dhe duke mbaruar me prodhimin dhe eksportin”.

Më tej, kreu i demokratëve tha se “dënimi i biznesmenëve me burg është i papranueshëm, dhe PD do t’i japë fund kohës kur biznesi shikohet si një lopë për tu mjelë dhe kërcënohet me burg dhe ndjekje penale për mospagim taksash”.

Pas deklaratës së opozitës mbetet të shihet reagimi i Ramës. Pak ditë pas deklaratës së Bashës për heqjen e taksave të biznesit të vogël, kryeministri bëri të njëjtën gjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...