Kaliforni, sulm me armë në një qendër spitalore, vriten 20 persona

Shares

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here raportohet se të shtëna ka pasur në Kaliforni, ndërsa paraprakisht flitet për 20 persona të vrarë.
Sipas mediave vendase mësohet se të shtënat kanë ndodhur në një qendër spitalore në San Bernardino. Por ende nuk qartësohen rrethanat. Ndërkaq forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje.
Paraprakisht dyshohet se kanë qenë 3 personat që kanë hapur zjarr, duke qëlluar mbi kë t’ju dilte përpara. Burime të BBC-së thonë se personat ishin të armatosur rëndë dhe në trup mbanin antiplumb.
Ndërkohë, një gazetar ka njoftuar në Twitter se personat po evakuohen nga ndërtesa e Qendrës Rajonale, një organizatë mjekësore jofitimprurëse.
Në fund të muajit të kaluar, një rast i ngjashëm u verifikua në Kolorado Springs, ku 3 persona mbetën të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit dhe shumë të tjerë të plagosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...