Cila është pasuria e prokurorit të arrestuar

Shares

Pasuria e prokurorit Haxhi Giu nuk është e vogël por megjithatë nuk është as në nivelin e pasurisë së shumë gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri. Haxhi Giu ka një numër të madh depozitash bankare, përfshi këtu edhe pasuri të patundshme. Prokurori posedon rreth 50 milionë lekë të reja, 2 apartamente me një sipërfaqe të konsiderueshme, një banesë private 4 katëshe si dhe disa depozita të tjera bankare, sipas javaneës.

Madje edhe Automjeti i tipit “Mercedes Benz”, nga ku dhe u arrestua prokurori kushton rreth 25 mijë euro.

Prokurori Haxhi Giu njihet si personi që udhëhoqi hetimet për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit, 16 vite më parë.

Pas kryesimit të hetimeve të dosjes Hajdari, Haxhi Giu u ngrit në detyrë, duke u emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme, post që e ka mbajtur deri në largimin e Ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Pas marrjes së drejtimit të prokurorisë nga Ina Rama, Haxhi Giu ishte nga ata prokurorë “të brezit të vjetër” që “u internua” në rrethe. Në të njëjtën kohë me 13 kolegë të tjerë, Haxhiu Giu u largua nga Prokuroria e Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...