Berisha: Kuponi instrument terrori dhe burgosje, shqiptarët në datën 8 të ngrihen në revolucion demokratik

Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ju ka bërë thirrje shqiptarëve, që në datën 8 dhjetor, të ngrihen në një revolucion demokratik, kundër gjendjes së rënë ekonomike.
Duke e cilësuar kuponin tatimor, si një instrument terrori dhe burgosje, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, se për llogari të Kokëdhimës, Nushit, Papulit e Carapulit, po legalizon burgosjen e shqiptarëve.
“Kuponi tatimor është instrument terrori dhe burgosje, e kryeministrit Edi Rama për llogari të Kokëdhimës, Nushit, Papulit e Carapulit. Shqiptarët në datën 8 të ngrihen në një revolucion demokratik, të mbrojnë qenien dhe ekzistencën e tyre, të ngrihen se Shqipërinë katastrofa edhe më të errëta e presin”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...