Qeveria shqiptare është tërhequr nga kërcënimet dhe kompania Bankers nga shantazhi duke rënë dakord me një zgjidhje të mesme. Sipas burimeve nga ministria e Energjisë dhe Industrisë Bankers Petroleum do të paguajë detyrimin tek administrate tatimore, në masën 7.5 miliardë lekë, afro 55 milionë euro.
Pagesa do të bëhet me këste gjatë vitit të ardhshëm. Dy palët kanë rënë dakord që kompania të paguajë 10% të detyrimit dhe më pas nga 4.3 milionë dollarë për çdo muaj të vitit të ardhshëm, deri në përfundim të pagesës së detyrimit
Kompania Bankers hodhi në arbitrazh qeverinë shqiptare lidhur me shumën e detyrimit. Arbitrazhi kërkoi zhbllokimin e llogarive të kompanisë por Tirana zyrtare e refuzoi këtë kërkesë ndërkohë që rrezikohej që Bankers të pezullonte shfrytëzimin e fushave më të pasura ne Europë më naftë, ato të Patosit dhe Marinzës.
Më pas qeveria qeveria e Shqipërisë deklaroi se është e qartë për kërcënimet e bëra nga Bankers Petroleum Ltd. për të mbyllur apo kufizuar aktivitetin në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.
Të gjithë kompanitë që punojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo vendase, duhet t’u binden rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme për detyrimin dhe të drejtën e saj që të mos lejojë cenimin e integritetit afatgjatë të pasurive të çmuara të vendit, theksohej në deklaratën e qeverisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












