4 masat e Ramës për të ndikuar protestën e opozitës

Shares

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria kanë vëmëndje të shtuar ndaj protestës së opozitës që do bëhet më 8 dhjetor në Tiranë.

Për të ndikuar pjesëmarrjen në protestë por edhe për të ndikuar vendosmërinë e opozitës Rama realizoi një skemë e cila përbëhetë nga 4 masa drastike 3 prej të cilave janë jashtë natyrës së qeverisjes së tij:

1.Heqja e taksave të biznesit të vogël dhe ulja e taksave për biznesin e mesëm

2.Falja e kamatvonesave për të debitorët e energjisë elektrike

3.Publikimi i marëveshjes për kërkimin e eshtrave të 6000 të ekzekutuarve nga diktatura komuniste

4.Projektligji për amnistinë që parashikon përfitim prej saj për të gjithë të dënuarit pavarësisht veprave penale që kanë bërë duke rritur numrin e përfituesve

Por në ngutjen për të shpallur këto masa para protestës të paktën 2 prej tyre kanë probleme.

E para ka të bëjë me taksën e biznesit e cila do të hiqet nga janari i 2016 por do të zëvëndësohet me taksën mbi pagën maksimale e cila është më e madhe se sa taksat që paguante biznesi i vogël me regjimin e këtij viti. Kjo taksë është denoncuar edhe nga biznesi dhe efekti politik i heqjes së tasakve për biznesin e vogël është minimal.

Marrëveshja për gjetjen e 6000 trupva të egzekutuar që u bë publike vetëm sot është e paqartë. Së pari, nuk janë më 6000 trupa tyë pagjetur por shumë më pak; së dyti mënyra e zbatimit të saj është e paqartë.

Qeveria ndërkohë ka shtuar akuzat ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke filluar nga një leje pallati e dhënë nga Brojka dhe e rikonfirmuar nga gjykata e Strasburgut, akuzat e tjera që lidhen em funskionet e tij si ministër. Po ashtu qeveria ka shtuar akuzat edhe ndaj Berishës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...