EMRAT/ 8 persona në furgonin që fluturoi në humnerë

Shares

Foto Ilustruese

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku një automjet ka rënë nga një lartësi rreth 200 metër, në humnerë, në afërsi të Bovillës. Ndërsa janë nxjerrë nga makina gjashtë të plagosurit, mësohet se ata janë nisur drejt spitalit të Traumës dhe gjendja e tyre është re rëndë.
Operacioni i policisë dhe zjarrfikësve vazhdon për nxjerrjen e dy viktimave nga automjeti i rënë në humnerë. Mësohet se janë identifikuar dy viktimat dhe ata janë Petrit Bila 40 vjeç, drejtuesi i mjetit dhe Zyber Bila 20 vjeç, të dy të afërm me njëri-tjetrin. Të plagosurit janë Denis Hida 30 vjeç, Avni Bila 28 vjeç, Durim Selimi 33 vjeç dhe Beqir Sala, 65 vjeç, Sinan Hida dhe Ylli Selami, të gjithë në spital.
Mësohet se në automjetin tip furgon me targa AA 046 CL, që ka rënë në humnerë, kanë qenë 8 persona.
Operacioni vështirësohet për shkak të terrenit dhe errësirës që ka rënë.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Një automjet bie në humnerë në afërsi të Bovillës, dyshohet për dy të vdekur
/web/Nje_automjet_bie_ne_humnere_ne_afersi_te_Bovilles_dyshohet_per_dy_te_vdekur_10765_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...