Itali, shqiptari thikë vdekjeprurëse në gjoks për një femër, bashkëkombësit 20-vjeçar

Shares

Viktima, Oltjon Nela

Ndërron jetë gjatë natës në spitalin e qytetit të Ternit në provincën e Peruxhias shqiptari 20-vjeçar Oltjon Nela, i cili një ditë më parë ishte plagosur me thikë nga shqiptari Mariel Mjeshtri.
Grindja mes tyre kishte lindur në ambientet e një lokali për shkak të komplimenteve të tepërta të viktimës ndaj një vajze që po kërcente.
Grindja mes tyre ka vazhduar dhunshëm në rrugë ku shqiptari Mariel Mjeshtri e ka goditur Oltjon Nelën me thikë në gjoks. Thika ishte me një teh të gjatë 6 cm e pas plagosjes Mjeshtri është larguar duke e lënë viktimën e tij në mes të rrugës.
Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët kanë lajmëruar forcat e rendit .
Qysh në fillim gjendja shëndetësore e Oltjon Nelas u shfaq e rëndë me dëme cerebrale për shkak të hemorragjisë së madhe që kishte pësuar.
Gjatë natës ai ka ndërruar jetë.
Oltjon Nela jetonte në Itali qysh nga mosha 13 vjeç bashkë me familjen. Ai ishte me profesion punëtor.
Nën arrest për këtë ngjarje ka përfunduar jo vetëm autori i krimit por dhe 3 miqtë e tij italianë.
Avokati mbrojtës i Mariel Mjeshtrit ka deklaruar se klienti i tij ka reaguar për vetëmbrojtje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...