FOTO/ Besmir Karaj depoziton kallëzim penal për falsifikimin e firmës në gjobën ndaj PD

Shares

Inspektori i policisë bashkiake Besmir Karaj ka depozituar në prokurori, një kallëzim penal për falsifikimin e firmës së tij, në gjobën e bashkisë së Tiranës për PD.
Inspektori, Besmir Karaj, firma e të cilit rezulton mbi fletën e gjobës, kallëzoi në prokurori policinë bashkiake të Tiranës. Besmir Karaj deklaron në padinë e tij, se i kanë falsifikuar firmën dhe se gjoba është plotësuar nga kryeinspektori i policisë bashkiake.
besmir karaj, prokuroriNjë ditë më parë, Karaj deklaroi se firma e tij mbi gjobën e bashkisë për PD-në është falsifikuar. Ai u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me atë gjobë dhe se kishte vendosur të ndjekë rrugën ligjore ndaj kryetarit të bashkisë, Erjon Veliaj me akuzën e falsifikimit të firmës.
gjoba pdQytetarët në mediat sociale vunë në lojë bashkinë e Tiranës për këtë gjobë. Shkak është bërë shuma finale, e cila ishte llogaritur gabim. Totalin, kjo e fundit e ka vlerësuar në mbi 160 milionë lekë, ndërsa qytetarët kanë marrë makinën llogaritëse në dorë duke korrigjuar bashkinë. Shuma e saktë është mbi 190 milionë lekë. Ka nga ata që ia faturojnë gafën paaftësisë së militantëve të punësuar në bashkinë e kryeqytetit. Ndërsa të tjerët ironizojnë duke shpjeguar se bëhet fjalë për një ulje që, institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj, i ka bërë PD-së me rastin e festave të fundvitit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...