Angli, shqiptari ngriti dhe drejtonte nga burgu bandën e trafikut të drogës

Shares

Tetë anëtarë në një bande kokaine që drejtohej nga një shqiptar janë dënuar tashmë me burg nga një gjykatë ne Portsmuth të Britanisë.
Mediat angleze zbulojnë se si shpërndarësit e kokainës, që drejtoheshin nga shqiptari Agin Degani, ndërronin herë pas here telefonat dhe kishin ngritur disa biznese ku pastronin paratë dhe i përdornin për të maskuar aktivitetin kriminal.
Po kështu, thuhet se Agin Degani i kishte shtrirë rrjetet e shpërndarjes së kokainës nga Portsmuthi drejt Lutonit dhe Londrës.
Gjykata dha në total 100 vjet burg për 8 anëtarët e bandës. Ndërkohë, në kërkim është edhe një shqiptar tjetër, që mendohet se kishte rol kyç në bandën e kokainës.
Prokurorja e çështjes tha se kreu i aktivitetit kriminal, Agin Degani ndodhej në burg për shpërndarje heroine. Vetëm pasi u vu pas hekurave, ai kishte ngritur një rrjet që shpërndante drogën më të shtrenjtë, kokainën.
Degani kishte mundur që ta drejtonte bandën nga prapa hekurave. Pas dënimit prej 3 vjet e gjysmë, Degani ishte dëbuar për në Shqipëri.
Ndërkohë, autoritetet ende s’kanë vendosur nëse do ta shpallin në kërkim ndërkombëtar Deganin për akuzën e krijimit të rrjetit kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...