Princi Leka II padi kërkon pronat e Mbretit Zog në Mat

Shares

Princi Leka II kërkon pronat e gjyshit të tij, Mbretit Ahmet Zogu, në Mat. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat mësohet se janë dorëzuar dy kërkesë­padi për njohje, kthim dhe kompensim prone, kryesisht tokë.

“Në gjykatën tonë kërkohet shfuqizimi i vendimit nr.4, datë 22.01.2009, të Zyrës së Regjistrimit, Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Dibër dhe njohje, kompensim e kthim prone, e ndarë në dy parcela, me sipërfaqe 394.956 m² dhe 9.760.199 m², tokë e cila ndodhet në rrethin e Matit”, thanë burimet nga Gjykata.

Avokati i Princit Leka ka kërkuar po ashtu shfuqizimin e vendimit nr.4, datë 10 janar 2013, të Agjencisë së Kthimit të Pronave Tiranë, me objekt kthimin, kompensimin e njohjen e këtyre sipërfaqeve.

Princi nuk është paraqitur në seancën e fundit, por ka autorizuar një avokat për përfaqësimin e tij. Mësohet se një pjesë e tokës që kërkohet nga Princi Leka II ndodhet në afërsi të godinës së Bashkisë Mat, pikërisht ku është rindërtuar Këndi i Lojërave Burrel.

Në fillim të janarit 2016 do të zhvillohet në Gjykatën e Faktit Mat seanca gjyqësore e radhës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...