Dëshmia: Klea takoi ish-të dashurin para se të hidhej

Shares

Miku i studentes së Ekonomikut ka dëshmuar në polici rreth takimit të fundit me vajzën ditën kur ajo vendosi të vetëvritej.

Ai tha se vetëm tri orë para se të ndodhte ngjarja kishte pirë kafe me Klean Shytin, në një lokal jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Ai ka treguar se ishte ndarë prej disa ditësh me të dhe të mërkurën ajo i ka telefonuar për të pirë një kafe, duke i kërkuar që të lidheshin sërish.

“Edhe pse ishim ndarë, unë takohesha shpesh me Klean. E ruanim miqësinë, por unë nuk doja më tepër se miqësi edhe pse ajo këmbëngulte. Kur u ndava dje (të mërkurën) nga ajo, pasi dolëm nga kafja, nuk më dha përshtypjen se mund të bënte diçka të tillë. U trondita shumë kur e mora vesh dhe më vjen shumë keq për këtë”, është shprehur ish-i dashuri i Kleas para oficerëve të Policisë në Komisariatin nr.2.

Policia fillimisht ka pasur dyshime rreth arsyeve të vrasjes duke marrë në konsideratë edhe vrasjen. Por pas autopsisë, këqyrjes së vendngjarjes dhe pyetjes së dëshmitarëve, është hedhur poshtë mundësia e ndonjë vrasjeje, pasi është vërtetuar se bëhej fjalë për vetëvrasje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...