Aleks Shpori, personi i arrestuar për korrupsion aktiv bashke me prokurorin Haxhi Giu ka ndryshuar dëshminë e tij gjatë procesit të hetimit.
Shpori u arestua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si paguesi i 29 mijë eurove tek prokurori i Krujës Haxhi Giu, për ndryshimin e akuzave për tre persona të arrestuar për drogë.
Gjatë hetimit ai është shprehur se lekët e gjetura brenda në makinë i përkisnin atij dhe se me to do blinte një makinë në Durrës.
Ky qëndrim është i kundërt me atë të parin, ku Shpori tregonte se eurot ishin mbyllur në një exchange për prokurorin e Krujës Haxhi Giu si garanci për të ndryshuar akuzat për vëllain e tij dhe dy të arresuar të tjerë.
Pavarësisht kësaj sipas burimeve të prokurorisë ndryshimi i thënieve të Aleks Shporit nuk ndryshon asnjë gjë rreth fatit të dosjes apo pozicionin e prokurorit Giu. Kjo pasi në dosje janë administruar dhe prova të tjera që vërtetojnë se prokurori Haxhi Giu është implikuar në këtë aferë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












