Policia ka saktësuar gati një orë pas rrëmbimit se personi që me sa duket u mor peng është Klajdi Gjeçi dhe jo Dorian Cela që ishte pronar i makinës. Policia fillimisht ka menduar se personi i rrëmbyer ishte Dorian Cela për shkak të pronësisë së makinës por më vonë është sqaruar se makina ishte në përdorim të personit tjetër.
Në mbrëmjen e 25 dhjetorit në afërsi te Farmacisë nr.10, dy automjete kanë ndaluar dhe shtetasit që gjendeshin në to janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Nga njeri automjet dyshohet të kenë zbritur 3 persona,(nga një mjet i cili po verifikohet nga Policia nëpërmjet kamerave të rrugës ) ndërsa në automjetin me targa AA 588FP dyshohet se udhetonte shtetasi me iniciale K.Gj, ndërsa automjeti ndodhet në pronësi të shtetasit Dorian Çela i cili është marrë menjëherë në pyetje nga Policia.
Pasi e kanë dhunuar fizikisht shtetasin Klajdi Gjeci, e kanë marrë me vete në automjet dhe janë larguar.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave, duke ngritur postblloqe të shumta në kryqezime.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











