Një ditë pas ngjarjes tragjike ku 20-vjeçarja Klea Shyti vendosi të vriste veten duke u hedhur nga kati i 11-të i një pallati në Tiranë, kanë folur edhe shoqet e saj të fakultetit.
Vajza studionte për në fakultetin Ekonomik në Tiranë, ndërsa gjimnazin e kishte bërë te “Sami Frashëri”, po në kryeqytet.
Shoqet e saj të klasës thonë se Klea njihej si një studente e shkëlqyer në mësime. Ato tregojnë se ajo ishte gjithnjë e qeshur dhe sociale me shoqet e klasës.
Ato shprehen të befasuara, pasi si tregojnë vetë, asnjëherë nuk kishin vënë re ndonjë gjë të pazakontë te Klea.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












