BATUTAT/ Edi Rama “shigjeton” BE, BB dhe OSBE

Shares

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar takimin e organizuar nga bashkia e Tiranës me donatorët, për të ‘riaktivizuar” merakun e tij ndaj BE-së.
Si për rastësi, Rama e ka marrë fjalën pas ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, për “ti dhënë udhë”, merakut të tij.
Duke i kujtuara ambasadores se ajo si përfaqësuese e Unionit Europian, Rama u shpreh i pakënaqur me “mendimet” e saj, ndaj i kujtoi se, “BE ka vetëm, një detyrë, të na bëjë të harrojmë së ëndërruari për atë…”, ishte batuta e kryeministrit.
Më tej, ai nuk kurseu batutat edhe ndaj organizmave të tjerë ndërkombëtarë, përfaqësues të të cilave, janë prezent në konferencën e donatorëve.
“Kujtoj, tha Rama, se kur isha kryetar bashkie, vinte Banka Botërore (BB) te zyra ime vetëm për të më pyetur e dëgjuar mua. Mbante shënime dhe thoshte disa fjalë të mirë të tipi ‘shumë ide të mira, por nuk përputhen me programin tonë’ dhe iknin”, ishte batuta e radhës e kryeministrit këtë herë ndaj BB-së.
Pjese e ‘shigjetimit” prej Edi ram,ës, ishte edhe OSBE.
“Edhe OSBE vinte në zyrën time, dëgjonte me durim, por në fund thoshte nuk kemi lekë për t’ju mbështetur”, ishte batuta që Rama adresoi ndaj OSBE-së.
“Sot është ndryshe. Të gjithë janë të gatshëm për të mbështetur këtë vizion transformues. Sot edhe këtu janë shumë partnerë që bashkë me ne kanë bërë shumë gabime”, ishte batuta tjetër e Ramës, e cila “futi në një thes”, atë dhe gjithë organizmat ndërkombëtarë, që nuk i kishte prekur e cituar me emër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...