Absurdi i Rapiscan/ Sfidohen ligjet e fizikës në doganë, skanohet energjia

Shares

Në foto, një moment nga skanimi i energjisë, fill më pas në rradhë vjen një makinë

Kompania koncensionare “Rapiscan” skanon në dogana edhe atë që nuk skanohet, energjinë që shitet apo blihet. Sikurse lajmëron tch kompanitë që operojnë në tregun energjitik detyrohen nga organet doganore, që gjatë procesit të zhdoganimit, të kryejnë pagesën prej 22 eurosh për shërbim skanimi.

Qesharak është fakti që u imponohet një pagesë për një shërbim në kundërshim me ligjet e fizikës, shkruan tch duke shtuar se marrëveshja koncesionare nuk parashikon raste të përjashtimit nga kjo pagesë, siç është edhe rasti në fjalë, madje as me rinegociimin që iu bë kontratës fillestare nga qeveria e re, e cila krijoi një tavan te ardhurash për koncesionarin në 210 mln euro duke lehtësuar pagesën për biznesin, nuk u parashikua një gjë të tillë.

Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave, ku kërkon ndalimin e menjëhershëm të çdo pagese që lidhet me skanimin e supozuar të energjisë elektrike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...