Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu të cilët u arrestuan dy ditë më parë në Manzë nuk do të kryenin nje vrasje por do të ekzekutonin një familje të tërë.
Familja ndodhej në Shijak dhe i përkiste një fisi që kishte grindje me porositësit e vrasjes të paktën që prej 15 vitesh. Konfliktet ishin krijuar në tregun e prostitucionit dhe drogës në Itali.
Në bisedën e përgjuar një ditë para arrestimit të tyre në flagrancë ata kanë marrë porosi për vrasjen jo vetëm të një personi por të gjittë pjestarëve të familjes me banim në Shijak, shkruan reporttv.
Pas ekzekutimit të pjestarëve të familjes në Shijak, tre të rinjtë kishin planifikuar që të digjnin automjetin, maskat, dorezat dhe armën që do përdornin për të kryer krimin. Më pas ata do të humbnin gjurmët me një automjet që i priste ata në rrugën dytësore që lidh Maminasin me autostradën Durrrës-Tiranë, sipas raportimi të këtij televizioni.
24 orë pas arrestimit tre të rinjtë kanë mohuar se janë vrasës me pagesë duke deklaruar për hetuesit se ishin nisur për të kryer një grabitje.
Por kjo pistë nuk ka bindur hetuesit të cilët si prova materiale ndaj Dervishit, Nikollës e Shehut kanë përgjimet telefonike dhe vëzhgimet e tre të rinjve ku rezulton se prej 2 jave ata survejonin çdo lëvizje të familjes që do të ekzekutohej në Shijak.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












