VENDIMI/Qeveria mund të kontraktojë 1700 punonjës

Shares

Qeveria ka përcaktuar sot nëpërmjet një vendimi numrin e punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme për vitin 2016 në njësitë e qeverisjes qendrore.

Sipas këtij vendimi ky numër nuk kalon më shumë se 1 723 veta.

Qeveria ka ndarë nga ky numër ata persoan që punësohen me kohë të pjesshme në institucione të ndryshme

Për shembull punonjësit, të cilët merren me anketime të ndryshme të Institutit të Statistikave, instruktorët e qendrave të formimit profesional, si dhe mësuesit në dispozicion në arsimin parauniversitar dhe atë profesional, nuk përfshihen në këtë vendim. Miratimi i numrit të këtyre punonjësve, afatet kohore dhe specifikime të tjera për kontraktimin me kohë të pjesshme të tyre bëhen sipas një udhëzimi që ka nxjerrë kohë më parë Ministria e Financave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...