Një darkë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës është mbajtur sonte në restorantin “Prestige”, pronë e botuesit të njohur Irfan Hasanbelliu, I cili po ashtu iu bashkangjit mbremjes sebashku me botuesin tjeter Koco Kokedhima.
Duket qartë se ftesa është e Metës pasi Rama nuk e frekuenton këtë restorant në të cilin Meta shkon here pas here.
Pak ditë më parë Ilir Meta e la në paradhomë Edi Ramën për 40 minuta pra se të shkonte në një takim të fiksuar më parë me të.
Darka e sotme vjen vetëm pak orë nga intervista e Berishës në televizionin news24 në të cilën ai la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në në të ardhmen nëse rrethanat e kushtëzojnë këtë.
Ky është një moment i artë për Metën pasi me këtë rast ai mund të shtojë kërkesat për Ramën të cilat shfaqen si politike ndërsa funksionojnë si biznes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












