KONTRABANDA/Kush u arrestua në doganën e Sarandës

Shares

Drejtoria e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antikontrabandës, kanë realizuar një operacion të përbashkët, në sajë të të cilit kanë arrestuar në flagrancë 4 shtetas:

– 2 doganierë dhe 1 tjetër i shpallur në kërkim,

– 1 efektiv të Policisë Kufitare,

– dhe 1 shtetas (drejtues mjeti)

të cilët bashkëpunuan për kalimin e mallrave kontrabandë në pikën kufitare “Qafë Bot” Sarandë.

Arresohen në flagrancë shtetasit:

1. Erjon Barjami, 54 vjeç, banues në Sarandë (doganier – përgjegjës i grupit të turnit),

2. Kristaq Naço (doganier – i kontrollit fizik të zhdoganimit)

3. Hysni Bazaj, 59 vjeç, banues në Sarandë (efektiv i Policisë Kufitare – kontrollor)

4. Antonil Zenelaj, 39 vjeç, banues në fshatin Vllahimë – Vlorë (drejtuesi i mjetit).

Policia ka shpallur në kërkim, shtetasin:

5. Migjen Nushi, 34 vjeç, banues në Vlorë (doganier – i kontrollit fizik të zhdoganimit).

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Qafë Bot – Sarandë”, Shërbimet e Antikontrabandës kanë ndaluar një automjet tip “FURGON-BENZ” me targë: AA226JT, në pronësi të shtetasit: Antonil Zenelaj.

Në bazë të këtij operacioni, gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë automjet, këto shërbime kanë konstatuar se mjeti ishte i ngarkuar me goma të përdorura, të cilat rezultonin të pa zhdoganuara

Gjatë hetimeve të kryera, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë bërë të mundur kalimin e mallrave të ndaluar në pikën e kalimit të doganës “Qafë Bot” Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të 5 shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kontrabandë me mallra të ndaluar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...