Adriatik Llalla: Prokuroria po heton disa zyrtarë të lartë për korrupsion

Shares

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar nga Korça se Prokuroria ka në hetim  disa zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion.
“Është e domosdoshme referimi i rasteve të zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm nga policia po nga të gjithë institucionet e tjera ligj-zbatuese në vend. Pa diskutim që Prokuroria ka filluar hetimet e saj për disa zyrtarë të lartë që janë në proces hetimi, tashmë rastet janë bërë publike”, u shpreh Llalla.
Këtë deklaratë kreu i akuzës e bëri pas analizës vjetore të Prokurorive  në nivel apeli në qarkun e Korçës, ku ka kërkuar nga vartësit të rrisin hetimet kryesisht  për korrupsion.
“Lufta kundër korrupsioni mbetet prioritet i punës së institucionit tonë, ashtu edhe i gjithë institucioneve të tjera ligj-zbatuese. Ne do të vijojmë të japim kontributin tonë në këtë drejtim në bashkëpunim me institucionet e tjera ligj-zbatuese”.
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla vuri sërish në qendër të kritikave policinë shkencore. Ai tha se vonesat e ekspertimeve po zvarrisin proceset hetimore.
Kritika ndaj kësaj strukture të policisë kryeprokurori shprehu edhe një ditë më parë në analizën e policisë, në prani të ministrit të brendshëm.
Ai e kritikoi policinë edhe për mungesë të procedimeve penale, ndaj në Korçë u kërkoi prokurorëve që të shtojnë hetimet e nisura me iniciative të tyre.
Gjatë analizës së prokurorisë Korçë kryeprokurori kërkoi koordinim më të madh të punës me policinë. Ndërsa i pyetur në lidhje me reformën në drejtësi,  kreu i akuzës nuk ka pranuar te japë ndonjë koment duke deklaruar se reforma në drejtësi tashmë do të diskutohet në nivele  më të larta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...