Shtëpia ku ndodhi ngjarja
Kujtim Ibraj, i cili sulmoi e goditi me thikë dy vajzat e tij, nuk ka qenë në gjendje për të dhënë dëshmi për policinë. Babai i gjashtë fëmijëve ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk është në gjendje të japë shpjegime mbi atë që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në banesën ku jetonin ish-bashkëshortja e tij dhe fëmijët.
Kujtim Ibraj pas ngjarjes ku mbeti e vdekur vajza e tij 17 vjeçe, Elidona, është arrestuar dhe dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Ai pritet të merret sërish në pyetje gjatë ditës së nesërme. Kujtim Ibraj, 56-vjeçari i divorcuar nga bashkëshortja, e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë me fëmijët, sulmoi dhe vajzën tjetër, Emseraldën, 23 vjeçe, por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ngjara ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet sonte në mbrëmje rreth orës 19:30.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Tiranë, babai ther dy vajzat me thikë, njëra vdes në spital
/web/Tirane_babai_ther_dy_vajzat_me_thike_njera_vdes_ne_spital_13547_1.php
Si edhe …
DETAJET/ Tiranë, ja pse babai sulmoi e theri me thikë vajzat e tij
/web/DETAJET_Tirane_ja_pse_babai_sulmoi_e_theri_me_thike_vajzat_e_tij_13548_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












