Durrës, plagos bashkëshorten vret veten 41 vjeçari

Shares

Tenton të vrasë bashkëshorten me armë zjarri automatik, pas plagosjes së saj vret veten me armën e krimit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:45 të mbrëmjes së kaluar në fshatin Manëz të Durrësit. Mondi Gjoka 41 vjeç, banues në Manëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar  me armë zjarri automatik, bashkëshorten e tij, Lumturije Gjoka 38 vjeçe, banuese në Manëz. Për pasojë, shtetësia e mësipërme është plagosur, e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më pas, autori, rreth orës 00:20, është vetëvrarë me armën e zjarrit automatik, në banesën e tij.
Në cilësinë  e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan, arma e zjarrit automatik model 56, si edhe tre copë gëzhoja  model 56 kalibër 7.62 mm.
Meterialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”parashikuar në nenet 79/c,25 dhe 278/4 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...