“Kaubojsi” injoron dhe sfidon Ramën dhe Blushin

Shares

Deputeti Eduard Ndocaj i njohur si “Kaubosjsi” ka shpërfillur, injoruar dhe sfiduar rivalët e tij, për garën e kreut të PS-së, Edi ramin dhe Ben Blushin.
I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Ndocaj prezantoi një pjesë të platformës së tij, ndërsa deklaroi se kjo është një sfidë, por sfida më e madhe në jetën e tij ishte të kalonte detin në dimër me motoskaf.
“Të kalosh detin në dimër me motoskaf është sfida më e fortë, unë nuk shoh sfidë më të fortë se kjo”.
Pyetur nëse beson vërtetë se ai mund të jetë kreu i Partisë Socialiste, Ndoca iu përgjigj.
“Kur u largova drejt Italisë nuk mendova se do ndërtoja grataciela, por i ndërtova. Po mos ta besoja një gjë të tillë, unë s’do garoja”, tha ai.
Sipas deputetit Ndocaj, mbështes të tij janë të gjithë ata që nuk votojnë Edi Ramën. Ndërsa sa për Ben Blushin ka thënë se është një pikë tjetër e fortë, por ai i beson garës transparente.
Deputeti i Lezhës shprehet më tej se është për një PS të fortë e që sipas tij duhet të gjejë veten.
“Duke dëgjuar fjalimin e Kokëdhimës që pa LSI nuk ka të ardhme, ky është një gabim i madh, PS ka të ardhme të jashtëzakonshme pa LSI. PS duhet të gjej vetveten dhe të garojë e vetme”, u shpreh Ndocaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...