Arrestimi i sotëm i Shkëlzen Berishës, kreut të Hipotekës së Shkodrës, është një i arrestuar më shumë, drejtues e zyrtar i LSI-së, që i shohet listës së “të korruptuarve” “abuzuesve” e “shpërdoruesve” me detyrën, të kësaj aprtie.
Nuk dihet në se është rastësi, apo jo, por muajt e fundit vetëm zyrtar të kësaj partie po arrestohen…
Kjo ngre dyshime, në se kjo parti e ka “platformë” vendosjen e “të korruptueshmëve”, “abuzuesve” apo “shpërdoruesve” në poste të rëndësishme, apo…, është ndonjë “luftë shtrigash”.
Vetë Shkëlzen Berisha, është personazh i njohur “i kronikës së zezë”, ku ai më herët, rreth tre vjet më parë, nga pozitat e ish-drejtorit të Postës së Shkodrës, u bë preh e një dhune fizike ku humbi edhe një orë “Rolex” me vlerë 30 mijë euro.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Shkodër, arrestohet kreu i Hipotekës, “ia futi vetes” me vetëdenoncim
/web/Shkoder_arrestohet_kreu_i_Hipotekes_ia_futi_vetes_me_vetedenoncim_13585_1.php
Si edhe …
FOTO LAJM/ Sa shumë drejtorë të korruptuar…, edhe ai i Pyjores i arrestuar në Durrës i LSI-së
/web/FOTO_LAJM_Sa_shume_drejtore_te_korruptuar_edhe_ai_i_Pyjores_i_arrestuar_ne_Durres_i_LSI_se_10192_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












