Tashmë, deputeti Ndocaj ka vendosur të garojë për Kreun e Partisë Socialiste.
Kandidimi i tij është një çështje serioze me një platformë konkrete, shkruan në një njoftim stafi i tij “elektoral”!
Z. Ndocaj ka zgjedhur si slogan: “Me socialistët e thjeshtë. Për Shqipërinë europiane”.
Ky slogan ka dy gjëra të rëndësishëm, sipas konkurrentit të Ramës dhe Blushit: Socialistët e thjeshtë, që përbëjnë zemrën e Partisë dhe që janë lënë në harresë dhe dëshirën e kahershme për të bërë “Shqipërinë si Europa”.
Z. Ndocaj është i gatshëm të takohet me socialistët e thjeshtë në rrethe dhe të ndajë me të mendimet, opinionet dhe platformën e tij për Partinë Socialiste, përfunhdon njoftimi stafit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












