VENDIMI/AMA vendos konkurimin e hapur për licencat e transmetimeve dixhitale

Shares

Autoriteti i Mediave Audiovizive në një mbledhje të shtrirë në dy ditë vendosi mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest për “Top Channel” sh.a., ”Tv Klan” sh.a., “Digitalb” sh.a. dhe “Supersport” sh.a.”.

AMA bën të ditur se nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licencave, pra pesë vota.

Sipas njoftimit zyrtar, dy prej anëtarëve, përkatësisht z. Sami Nezaj, zëvëndëskryetar dhe Zj. Suela Musta, anëtare, vendosën rrëzimin e aplikimeve të subjekteve, pasi bazuar në nenin 139, pika 8 e Ligjit 97/2013, licencimi sipas procedurës Beauty Contest kryhet për një periudhë tranzicioni, periudhë e cila është e përcaktuar në nenin 136 të ligjit 97/2013.

Sipas kësaj dispozite, afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike sipas kësaj procedure është data 17.06.2015. Më pas vijohet licencimi me garë të hapur.

Problematikat e procedurës Beauty Contest u diskutuan për shumë orë ku përvec cështjes së afatit ligjor që kishte kaluar u debatua për cështje që lidhen me zbatimin e nenti 62 të ligjit për AMA fokusuar tek pronësia në mediat televizive. Sipas burimeve të brendshme nga ky institucion diskutimet ishin rreth dokumentacionit që kishte paraqitur “Digital”dhe Tv-Klan” që nuk pajtohej me kërkesat e ligjit në lidhje me pronësinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...