“Tregon një dokument tjetër për tjetër, për të mbuluar skandalin. Nuk sqaron dhe as hesht. Jo, jo. Mashtron! Mashtron për llogari të Emiliano Shullazit”.
Kështu deklaroi midis të tjerave sot kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkeleid Alibeaj.
Dhe atë që Dogana duhet ta kishe bërë dje, minimalisht të heshtte, e bëri sot… Me heshtjen e saj konfirmoi akuzat e PD-së në këto dy ditë dhe mashtrimin e saj mbrëmë.
Edhe dje Alibeaj, duke ju referuar një rasti konkret “të hyrjes” pa kontrolluar nëpërmjet portit të Durrësit të Emiliano Shullazit me një mjet, denoncoi sipas tij, kontrollin e traut të doganave nga ky personazh, nëpërmjet edhe nr. 2 të emëruara në Dogana, Besmir Qibini.
Pas këtij denoncimi të djeshëm, Doganat “u menduan dhe kujtuan shumë” dhe vetëm në mbrëmje vonë reaguan, por duke servirur dokumente e foto që flisnin për “dalje” dhe jo për “hyrje” pa kontroll të Emiliano Shullazit me mjetin e tij.
Pas riartikulimit të akuzave sot, bashkë edhe me “shtesën” për “mashtrim”, çuditërish Doganat ende nuk kanë reaguar…, duke konfirmuar jo thjesht kontrollin e traut të doganave nga Emiliano Shullazi nëpërmjet edhe n. 2 të emëruara në Dogana, Besmir Qibini, por konfirmuan edhe mashtrimin e tyre të mbrëmshëm…, për deri sa nuk po servirin ende deri mbrëmjen e sotme vonë, dokumentet e tipit urdhër skanimi, apo fotot e këtij procesi, jo në “hyrje” por në “dalje” të Emiliano Shullazit me mjetin e tij, në Portin e Durrësit.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
SKANDAL/ Mashtrimi për makinën e Shullazit, flitet për daljen por fshihet futja e saj në doganë
/web/SKANDAL_Mashtrimi_per_makinen_e_Shullazit_flitet_per_daljen_por_fshihet_futja_e_saj_ne_dogane_13575_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











