Ne foto, Adriana
“Unë jam Adriana. Nuk kam fëmijë dhe jetoj vetëm me bashkëshortin tim. Jetoj? Nëqoftëse mund të quhet kështu po. Kam gati dy vjet që vërdallisem nëpër gjykata pasi vëllai im më ka marrë shtëpinë që ma ka lënë nëna amanet. Para disa vitesh ika në Itali bashkë më tim shoq po për shkak të problemeve që patëm më dokumentat u kthyem përsëri dhe pjesën time të shtëpisë ia kisha lënë në mbrojtje vëllait, I cili e kishte kthyer në lokal dhe tani nuk ma jep pjesën time. Thotë që skam asnjë të drejtë aty. Ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe më ka nxjerrë me zor nga shtëpia. Burri tani jeton në makinë ndërsa unë një një dhomë shumë të vogël në cep të shtëpisë. Kam blerë librat e legjislacionit Shqiptar dhe Kushtetutën e Shqipërisë dhe ato dokumenta që më duhen I bëj vet ndërsa kur smundem vet shkoj tek një avokat dhe I bëj aty. Jam deri në gryk më borxhe dhe kjo ishte mënyra e vetme për të mbijetuar. Te shes ketu ne rruge. Burri punon me kohë të pjesshme për një kompani transporti me kamion, ndërsa unë merrem me shtjen e duhanit të hapur, paketave dhe farave. Të nxjerr sa të nxjerr, të paktën të ha bukë . Unë nuk po shkel asnjë ligj. Jo se jam unë, po tashmë e kam dorëzuar edhe kërkesën në bashki për t’u paraqitur me leje dhe pocilët nuk kanë asnjë të drejtë që të më marrin mallin. Kete e kam lexuar vete ne ligje. Ata po e shkelin ligjin dhe jo unë. Asnjë nuk më kupton. Po jetoj një makth që nuk e di si do shkojë.” (
treguar për nisma#)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












