Masakra në Elbasan, 42 numra telefoni në përgjim, forcohet një pistë

Shares

Të paktën 42 numra telefoni janë vendosur në përgjim përgjatë procesit të hetimit të masakrës së Elbasanit në përpjekje për të ngushtuar zonën e vrasësve.

Burime nga grupi hetimor i policisë kanë pohuar se ndërkaq është ngushtuar rrethi i të dyshuarve, ndërsa duket se kanë gjetur edhe shkakun e ngjarjes së rëndë.

Sipas tyre, ngjarja ku mbeti i vrarë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli mund të ketë ardhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura së fundmi mes pjesëtarëve të fisit Çapja me disa persona të tjerë, banore të Elbasanit.

Në sitën e hetuesve po kalon tashmë çdo konflikt i mundshëm i fisit Çapja. Nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes dhe ajo e prishjes së pazareve për trafikun e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...