Tiranë, arrestohen të rinjtë mashtrues, merrnin kredi në banka me dokumente false

Shares

Operacioni “Kredimarrësit Ekspres”, ka vënë nën pranga tre persona në Tiranë.
Burime të drejtorisë vendore ët Policisë së Tiranës, mësohet se dje, nga Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar, në kuadër të operacionit “Kredimarrësit Ekspres”, u bë  arrestimi i Paulin Aliaj, Elisabeta Imerraliaj dhe Edison Nuzi.
Arrestimi i këtyre  shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po tentonin të tërhiqnin një kredi me dokumentacion të falsifikuar, në një bankë të nivelit të dytë.
Këta shtetas kanë arritur të marrin kredi në 5 (pesë) filiale bankash të nivelit të dytë.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Mashtrim”, “Mashtrim në Kredi” dhe “Falsifikim i Dokumentacionit”, parashikuar nga nenet 143/2,146/2 dhe 186/2 të Kodit Penal

Të arrestuarit
Paulin Aliaj, 25 vjeç, banues në Tiranë
Elisabeta Imerraliaj, 25 vjeçe, banuese në Tiranë
Edison Nuzi, 26 vjeç, banues në Tiranë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...