Shkodër, plagoset duke hyrë në banesë 56-vjeçari

Shares

Një person është plagosur në Shkodër, mesditën e sotme. I plagosur mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia”. Sipas dëshmitarëve mësohet se viktima ka qenë duke hyrë në banesën e tij, ndërsa është qëlluar me armë zjarri, pistoletë, nga një person i maskuar.
Pas atentatit, i dëmtuari është dërguar në spitalin e qytetit.
Nga hetimet e para të policisë, e cila shkoi në vendin  e ngjarjes, mësohet se viktima, është 56-Selami Ahmeti. Lidhur me motivet dhe autorin e këtij akti, ende polica vendore nuk jep ndonjë të dhëna.
Për sa i përket gjendjes shëndetësore të të plagosurit, mësohet se ai është goditur ën shtyllën kurrizore dhe ndodhet në një gjendje të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...