LETRA/Arta Dade befason Gramoz Rucin: Futni në Kongres votimin e Kryetarit

Shares

Deputetja e PS, Arta Dade doli sot hapur në krah të deputetit tjetër të kësaj partie që kërkon garë për kryetar në PS.

Dade i ka nisur një letër Gramoz Rucit nëpërmjet të cilës ajo i kërkon Sekretarit të përgjithshëm të PS të futë në rend të ditës se Kongresit përcaktimin e datës së votimit një anëtar, një votë për Kryetarin e PS dhe paraqitjen e platformave të kandidatëve në Kongres.

Dade i kujton Rucit vendimin e korrikut 2015 të Asamblesë Kombëtare të PS sipas të cilës është krijuar një grup pune për ndryshimet në statut dhe se këto ndryshime duhet të paraqiten përpara mbledhjes së Asamblesë e cila mblidhet para kongresit në mënyrë që të ketë mundësi për debate dhe diskutime.

arta dadee letra mozit new

Faksimile e letres se deputetes Arta Dade

Arta Dade është deputeti i katërt brenda PS që i përket grupit që mbështet garën brenda PS për kryetarin e saj.

Një natë më parë Ben Blushi tha se ka edhe deputetë të tjerë që mbështetin garën e tij për kryetar të PS-së, duke deklaruar se PS është kapur dhe se PS dhe Rilindja nuk janë e njëjta gjë.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga zhvillimi i Kongresit të PS-së, priten zhvillime të reja. Grupi që kundërshton ratifikimin e kryetarit të PS duke shmangur votimin është mjaft i fortë brenda PS-së, por ndërkohë një pjesë e deputetëve që janë anashkaluar nga prurjet e reja të Rilindjes kanë nisur rezistencën.

Tek drejtues dhe forume të PS sundon bindja se qeveria nuk ka patur sukses dhe vazhdimi i saj pa u rifromatuar mund të sjellë tronditje në pushtetin e së majtës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...