Eduard Selami ka zhvilluar një debat sot me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha lidhur me Byronë e Hetimit dhe reformën në drejtësi gjatë mbledhjes pa media të grupit parlamentar të PD-së.
Mësohet se Selami është shprehur se opozita duhet të jete me serioze në qendrimet për Reformën në Drejtësi dhe Byronë e Hetimit. “Qendrimi i PD deri tani është i paqartë dhe i luhatur. Në mbledhjet e grupit ka mungesë transperence dhe deputetet mblidhen vetem për t’u thënë se çfarë do të deklarohet pas mbledhjes”.
Në vijim Selami i ka kujtuar Bashës aksionin e opozites per largimin e Ilir Metes.
“Na thua do te largohet Ilir Meta dhe nuk ndodh asgje. Ju i lini betejat përgjysëm”,
Por reagimi i Bashës ka qënë në parim: “Asnjë beteje nuk e ka lënë në mes dhe se vazhdon të jetë në krye të detyrës”, ka thënë ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












