Axhenda 3-orëshe e Kerrit në Tiranë, takim me Ramën dhe me Bashën

Shares

E pasigurte ne mesazhet qe do te marre, qeveria nuk i ka bere shume publicitet vizites se Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Megjithatë mësohet se ka në në axhendën e takimeve të tij në Tiranë, të paktën deri tani, vetëm dy persona, kryeministri Edi Rama dhe shefi i opozitës Lulzim Basha, sipas burimeve të besueshme diplomatike të cituara nga tch.

Biseda për reformën në drejtësi është pika e dytë e axhendës pas asaj që lidhet me strehimin e disidencës iranine në Tiranë, marrëveshje kjo e nënshkruar dhe e zbatuar që kur Berisha ishte Kryeministër.

Pika tjetër e rëndësishme është mundësia që Kerry të kërkojnë nga Tirana zyrtare rol më aktiv të Shqipërisë veçanërisht pas zhvillimeve shqetësuese në Kosovë, në prag të protestës së paralajmëruar të opozitës në 8 vjetorin e pavarësisë së vendit.

Me këtë tema ka lidhje edhe darka e së premtes në Tiranë mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi lajmëruar nga Edi Rama në një postim në Tëitter.

Ndikimi i Tiranës zyrtare në politikën e Kosovës ka qënë i vogël edhe për shkak të diferencave ideologjike që ka lidershipi kosovar me qeverisjen aktuale. Disa mbledhje të përbashkëta mes qeverive nuk kanë dhënë asnjë rezultat konkret, këmbimi tregtar është i ulët dhe ndikimi ekonomik i Shqipërisë në Kosovë është minimal.

Edi Rama ka bërë gjeste që ndikonin afeksionin e qytetarëve të Kosovës për të dhe qeverinë e tij të majtë por nuk kanë qenë me efekt afatgjatë.

Qeveria e Tiranës gaboi kur dërgoi Ilir Metën të ndërmjetësonte mes opozitës dhe qeverisë në Prishtinë, ndërmjetësim që dështoi plotësisht.

Kryeministri e ka përmendur vetëm një herë vizitën e Kerrit ndërkohë që opozita dhe vëzhguesit kanë një prtshmëri të lartë ndaj saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...