Me 59% të votës së publikut, jurisë e të gazetarëve, kantautori shqiptar Ermal Meta me këngën “Odio le favole” kalon në finalen e këngëtarëve të rinj Sanremo 2016.
Meta fitoi sfidën përballë Irama me këngën “Cosa resterà”me 59% të votave.
Dy këngët fituese të natës së sotme kalojnë në gjysëm finalen e së premtes, 12 shkurt.
Kënga e Ermal Metës “Odio le Favole” (Urrej përrallat) u rendit në vendin e parë në platformën Timmusic dedikuar muzikës dixhitale duke u konsideruar për momentin kënga më e kërkuar për seksionin e këngëtarëve të rinj, “Sanremo Giovanni”.
Ermal Meta është sot një nga autorët më të vlerësuar në muzikën bashkëkohore italiane, autor i mjaft këngëve të sukseshme të këngëtarëve si Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa e Patty Pravo.
I lindur në vitin 1981 në qytetin e Fierit, Ermal Meta emigron në Itali për të realizuar ëndrrën e tij artistike.
Më vitin 2007 krijon grupin rock “La Fame di Camilla”, me të cilin më 2008 fiton “Arè Rock Festival” në rajonin e Pulias e çmimin “Demo Aëard”si grupi më i mirë muzikor i vitit.
Në vitin 2010, grupi i tij muzikor merr pjesë në “Sanremo Giovanni” e eleminohet qysh në raundin e e parë të votimit. Më 2013 grupi “”La Fame di Camilla” shpërbëhet e Ermal Meta i dedikohet karrierës së tij si autor tekstesh e solist.
Më 2015 tashmë si kantautor Ermal Meta zgjidhet një nga 8 finalistët e këngëtarëve të rinj në Festivalin e këngës italiane Sanremo 2016.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












