Dy emrat e Brashës, zgjidhet enigma

Shares

Xhevahir Brasha i cili u vra dje pranë shtëpisë në Fllakë të Durrësit u paraqit në spital me emrin Agim Cakaj.

Familjarët sqaruan ditën sotme enigmën e dy emrave, teksa përcollën viktimën për në banesën e fundit se ai si shumë shqiptarë të tjerë kishte shkuar në Britani emigrant duke përdorur identitetin Agim Cakaj, nga Kosova.

Ai kishte ikur 20 vjet më parë, kur Britania dhe disa vende të tjera të Europës pranonin refugjatë lufte nga Kosova.

Por Cakaj nuk është një identitet i rremë. Ai përdori emrin e bashkëshortit të motrës për të shkuar në Britani.

Agim Cakaj i vërtetë është personi që është martuar me motrën e viktimës dhe i dha identitetin Brashës që të mund të ikte në Britani, sipas panorames.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...